460. Krishti, i cili është shpresa e lavdisë (Colossians 1:27)
1 Timothy 1:1, Luke 2:25-32, Acts 28:20, Psalms 39:7, Psalms 42:5, Psalms 71:5, Jeremiah 17:13, Romans 15:12

Zoti është shpresa jonë.(Psalms 39:7, Psalms 71:5, Jeremiah 17:13)

Psalms 39:7 Por tani, o Zot, çfarë pres? Shpresa ime është te ti.

Psalms 71:5 Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.

Jeremiah 17:13 O Zot, shpresa e Izraelit, tërë ata që të braktisin do të turpërohen. “Ata që largohen nga unë do të jenë të shkruar në tokë, sepse e kanë braktisur Zotin, burimin e ujit të gjallë”.

Jezusi është shpresa e Izraelit, Krishtit.(Luke 2:25-32, Acts 28:20)

Luke 2:25 Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.
Luke 2:26 Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.
Luke 2:27 Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,
Luke 2:28 ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:
Luke 2:29 Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,
Luke 2:30 sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd
Luke 2:31 që ti e përgatite përpara gjithë popujve:
Luke 2:32 dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit

Acts 28:20 Për këtë arsye, pra, ju kam thirrur, ë tju shoh dhe tju flas, sepse për shpresën e Izraelit jam lidhur me këta hekura.

Jezusi, Krishti, është shpresa jonë.(Colossians 1:27, 1 Timothy 1:1)

Colossians 1:27 që ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin;

1 Timothy 1:1 Timoteut, birit të vërtetë në besim: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit tonë dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.